Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nga sot, Euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

    12/05/2024 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.

    Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.

    Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

    Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me Euro.

    ”Valutat tjera jo Euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo Euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo Euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në rregulloren e BQK-së.

    Zbatimi i rregullores sidomos në veri të vendit vlerësohet se mund të jetë sfidues.

    Kryeministri Albin Kurti, i pyetur ditë me parë për përfundimin e fazës transitore ka ritheksuar se Banka Qendrore është ajo që vendos për çështje të tilla, e jo ekzekutivi.

    Artikuj të ngjashëm

    Nga janari deri në nëntor, diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë

    Gushti “shkriu” euron/ Monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit ndër vite

    Këmbimi valutor, euro bie nën 100 lekë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.