Pasditen e sotme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të vijnë në Shqipëri, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’.
Mediat shqiptare kanë zbardhur axhendën, ku përcaktohet itinerari dhe zhvillimet që do të ketë ky takim, që pritet të mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin shqiptar.
Delegacioni i Vuçiq dhe i Zaev pritet që të mbërrijnë në Elbasan, atje ku do të mbahet edhe dita e parë e këtij organizmi, në orën 18:30.
Ndërkohë, dita e nesërme pritet që të ketë zhvillime më intensive, pasi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët të 3 liderëve, që janë edhe inicatorët e kësaj nisme.
Agjenda sot:
18.30 – Mbërritja në Elbasan
19.00 – Darka zyrtare e delegacionit
Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë
Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimović,
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev
Këshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’Brien
Zëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex Soros
Agjenda për nesër:
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë Plenare
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek