Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Nga BE-ja tregojnë se a ka takim të planifikuar Kurti-Vuçiq nesër në Bruksel

    25/10/2023 14:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të riangazhohen menjëherë dhe pa kushte në dialog, të fillojnë punën për deeskalim dhe të kthehen menjëherë dhe pa kushte në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu.

    Ai ka bërë të ditur se në Bruksel nesër nuk ka takim të planifikuar  të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës e Serbisë, por takime të ndara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët evropianë, e njëjtë edhe të Vuçiqit, transmeton gazeta online Reporteri.

    Ai konfirmoi se dialogu do të diskutohet në samitin e nesërm të Këshillit Evropian, siç është bërë në të gjitha samitet e mëparshme, sepse, tha Stano dialogu është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në.

    “Liderët e Beogradit dhe Prishtinës, Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel për bisedime të veçanta me liderët evropianë. Nuk do të hyj në detaje logjistike tani, do t’i publikojmë më vonë, por ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të Këshillit Evropian në shenjë mbështetjeje për kthimin në dialog, sepse ky është mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian”, tha Stano.

    Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian, gjatë ditës së nesërme.

    Në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

    Kryeministri Kurti është dakorduar që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali.

    Të enjten në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    Artikuj të ngjashëm

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Të Fundit

    Tollovi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kundërshtohet rritja e pagesës për hyrje-daljet e autobusëve

    Tërhiqet nëse s’i merr 61 vota me votim të fshehtë, Haxhiu: Qëndrim i imi por është respektuar nga Kurti

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.