sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nga Ambasada Gjermane tregojnë se kur do të munden kosovarët të aplikojnë për viza

    08/07/2021 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga muaji gusht, Ambasada Gjermane i hap dyert për kosovarët të cilët kanë bërë termine.

    Por nga kjo ambasadë kanë një kusht për të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në Gjermani.

    Nga Ambasada Gjermane kanë thënë se për t’u pajisur me vizë gjermane, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

    “Duke filluar nga 01.08.2021 për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 përpunimi i kërkesave për viza të tilla do të jetë sërish i mundur. Lista e pritjes për termine në gusht është hapur më 01.07.2021. Të gjitha terminet që kanë qenë në dispozicion në listën e pritjes së terminëve për gusht janë rezervuar. Të gjithë personave, të cilët janë regjistruar me sukses në listën e pritjes, së shpejti do t’iu caktohet një termin për gusht”, kanë thënë nga kjo ambasadë.

    E kjo e drejtë për lehtësim të vizave ishte paraparë nga fillimi i vitit 2021, por për shkak të pandemisë, një gjë e tillë ishte shtyrë.

    “E ashtuquajtura „Rregullore për Ballkanin Perëndimor“ (26 Neni. 2 Rregullorja e Punësimit) e miratuar nga Parlamenti Gjerman është në fuqi nga 1 janari 2021. Me këtë nënshtetasit kosovarë kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës deri më 31.12.2023. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë, të shkaktuara nga pandemia, në vitin 2021 deri më tani nuk kanë mundur të lëshohen viza mbi bazë të Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, kanë bërë të ditur Ambasada Gjermane për Gazetën Infokus.

    Ndryshe në muajin korrik u bë hapja e sistemit për termine, por një gjë e tillë zgjati vetëm rreth 10 minuta.

    Sipas Ambasadës Gjermane, në fillim të secilit muaj, në sistemin e rezervimit të termineve, që gjendet në uebfaqen e ambasadës, hapet lista e pritjes së termineve për muajin pasues. Lista e pritjes së termineve për shtator do të hapet në fillim të gushtit.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjermania konfirmon se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

    Scholz: Gjermania do të dyfishojë mbështetjen ushtarake në Ukrainë

    Gjermania pritet të dyfishojë numrin e punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor

    Të Fundit

    Zjarr në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës

    Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë

    Ky është banori që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

    Daut Haradinaj: Gjatë kohës së luftës, kam pasur armë për pesë katunde me i armatosë 

    Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Elfir Behrami nga Podujeva

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.