Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Nga 500 deri në 1000 euro biletat për të parë nga afër në studio finalen e Big Brother VIP Albania

    27/04/2023 13:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Big Brother VIP Albania është kthyer prej muajsh në formatin më të shikuar në mbarë trevat shqiptare.

    Shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri ka depërtuar edhe përtej ekranit përmes atmosferës që kanë dhuruar banorët e saj VIP, e që tashmë kanë ngelur shumë pak meqë është drejt fundit.

    Deri më tani ka tre finalistë të konfirmuar: këngëtari Luiz Ejlli, artistja e makjiazhit Efi Dhedhes dhe moderatorja Deamishel Hoxha.

    Ndërkohë në garë për finalistin e katërt janë konkurrentët: Nita Latifi, Kristi Aliaj (Dragot) dhe Qetësor Ferunaj.

    Finalja e madhe e spektaklit do të mbahet më 6 maj në Tiranë dhe moderatorja e programit, Arbana Osmani, njoftoi herën e kaluar se do të dilnin shumë shpejt në shitje biletat për ata që duan ta ndjekin nga afër në studio finalen.

    Telegrafi merr vesh se çmimi bazë i pakos më të thjeshtë për ta ndjekur finalen është 500 euro për person, ndërsa 1000 euro do të jetë bileta VIP, me të cilën fansi do të ketë akses edhe në ‘after-party’.

    Këto çmime kanë shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit në rrjetin social Twitter, me shumë prej tyre që janë befasuar me impaktin e madh që ka krijuar programi dhe rritjen e kostos deri në këtë pikë për të parë finalen.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    A është penduar për ndonjë gabim në “BBV 4”, tregon Jozi

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Të Fundit

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.