Nga 20 gushti në Prishtinë vazhdojnë testimet rapide për Covid-19

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 20 gusht do të vazhdojë realizimi i testeve rapide për Covid-19.

Qytetarët do të mund të testohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.7, në Emshir.

“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.

Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19!

Të dashur qytetarë,

Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.

Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.

Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19.

Reklama