Sulmuesi Neymar ka dëmtuar prapë gjurin dhe do të jetë deri në gjashtë javë jashtë fushës.
Braziliani që mungoi për më shumë se një vit shkaku i këputjes së ligamentit ka qenë shumë i pafat, duke u dëmtuar sërish.
Al Hilal përmes një komunikate zyrtare njoftoi se duhen deri në gjashtë javë për ta parë Neymarin sërish në fushë.
“Neymar është dëmtuar sërish dhe do t’i nënshtrohet një programi trajtimi dhe rehabilitimi do të zgjasë rreth katër – gjashtë javë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Mediat në Arabinë Saudite ndër të tjera po raportojnë se Al Hilal është lodhur nga lëndimet e yllit brazilian dhe po konsideron t’ia shkëpusë kontratën.
Pra, ekziston një mundësi e madhe që Neymar të jetë një agjent i lirë në janar me spekulimet që e dërgojnë në Amerikë, më saktësisht te Inter Miami, aty ku do të ribashkohej me Lionel Messin.