Gjatë një vizite në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin Beer Sheva, e cila u dëmtua nga sulmet iraniane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara “po ndihmojnë shumë” në konfliktin e vendit të tij me Iranin.
“Ata po marrin pjesë në mbrojtjen e qiellit mbi Izraelin dhe qytetet e tij,” tha Netanyahu për CNN përballë një grupi gazetarësh.
“Mendoj se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm.”tha ai, raportoin CNN.
Kryeministri shtoi gjithashtu se po i bëhet pyetja nëse Izraeli po synon rrëzimin e regjimit iranian. “Kjo mund të jetë pasojë,” tha ai.
“Por kjo u takon vetë qytetarëve iranianë që të ngrihen për lirinë e tyre. Liria nuk është kurrë e lirë.”
“Ne mund të krijojmë kushte që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë,” tha Netanyahu.