Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Netanyahu thotë se ka pasur tri telefonata me Trump që kur ky i fundit u zgjodh president i SHBA-së

    10/11/2024 19:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri izraelit tha se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së tri herë që nga zgjedhjet në SHBA me synimin për të forcuar aleancën midis kombeve të tyre.

    “Këto ishin biseda të mira dhe shumë të rëndësishme”, ka thënë Netanyahu në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Ne shihemi ‘sy më sy’ për kërcënimin iranian në të gjithë komponentët e tij dhe rrezikun që paraqet ai. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit, në fushën e paqes dhe zgjerimit të saj dhe në fusha të tjera”.

    Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme në vitin e fundit që nga sulmet e Hamasit, me asnjërën palë që nuk duket se dëshiron një konflikt në shkallë të plotë.

    Dhe tani, sytë janë te SHBA se si ndryshimi i ardhshëm i administratës do të ndikojë në luftë dhe si do të punojë Trump me Netanyahun.

    Në anën tjetër, presidenti Joe Biden do të takohet të martën në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin izraelit Isaac Herzog.

    Fjalët e Netanyahut vijnë pasi sulmet izraelite në Liban dhe Gazën veriore vranë dhjetëra njerëz të dielën, duke përfshirë fëmijë.

    Duke folur të dielën, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, pretendoi se Izraeli e ka mundur Hezbollahun dhe e quajti vrasjen e liderit Hassan Nasrallah “arritjen kurorëzuese”. 

    Artikuj të ngjashëm

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin

    Trump sulmon ashpër Jack Smithin, prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Të Fundit

    Rusët grumbullohen në kufi, Finlanda shton forcat rezerviste dhe porosit 64 F-35 nga SHBA

    Nesër përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

    Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

    Ambasadori i Iranit në OKB falënderon Katarin për rolin e tij në armëpushim

    Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Detin Adriatik 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.