Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në 7 fronte

    05/10/2024 23:36
    Israeli tanks are stationed near the border with Lebanon Wednesday, Oct. 11, 2023. Lebanon's state-run National News Agency says Israeli shelling of southern Lebanese villages has wounded three civilians and damaged about 10 homes. The agency said the shelling hit the villages of Marwaheen and Duhaira. The Israeli shelling came after the militant Hezbollah fired an anti-tank missile at an Israeli army position. (AP Photo/Ariel Schalit)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte.

    “Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit,” 
    tha ai në një deklaratë video të shtunën, shkruan CNN.

    Ai tha se ato përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

    “Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar qëlloi mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”,
     tha Netanayhu.

    Ai tha se po mban premtimin e tij për të ndryshuar balancën e fuqisë në veri midis Izraelit dhe Libanit, ku Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka sulmuar Izraelin me raketa që nga 8 tetori i vitit të kaluar.

    Duke iu referuar Gazës, ai tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se nuk do t’i harrojë 101 pengjet “të cilëve ne jemi të përkushtuar me të gjitha forcat për t’i sjellë në shtëpi”.

    Ai i quajti “turp” thirrjet e presidentin francez Emmanuel Macron dhe vendeve të tjera për embargo armësh kundër Izraelit.

    “Të jeni të sigurt, Izraeli do të luftojë derisa të fitohet beteja – për hir të nesh dhe për hir të paqes dhe sigurisë në botë”,
     shtoi Netanyahu.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulmi izraelit ndaj burgut iranian vrau më shumë se 70 persona

    Franca thotë se pengoi disa dronë të nisur drejt Izraelit para armëpushimit me Iranin

    Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.