Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një mbledhje të sotme të kabinetit se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të fundjavës së Iranit.
“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: Ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.
Netanyahu tha gjithashtu se qeveria do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve përreth Gazës me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarë.
“Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi dhe më shumë”, është shprehur ai.