Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka folur me presidentin amerikan Donald Trump, sipas zyrës së tij.
“Presidenti amerikan shprehu keqardhje të thellë për vrasjen tronditëse në Uashington të dy punonjësve të ambasadës izraelite, Yaron Lisinski dhe Sarah Milgram, i bekuar qoftë kujtimi i tyre”, tha zyra e Netanyahut.
“Kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara”, thanë nga Zyra e Netanyahut, shkruan Skynews