Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Netanyahu falënderon Trump-in për mbështetjen: Së bashku do të vazhdojmë t’i mundim armiqtë tanë

    26/06/2025 15:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lideri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me falënderime publike ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pas një postimi mbështetës të këtij të fundit në rrjetin e tij “Truth Social”.

    Në reagimin e tij, Netanyahu vlerësoi lartë fjalët e Trump-it, duke theksuar se ato janë një shenjë e mbështetjes së fortë për Izraelin dhe popullin hebre.

    “Faleminderit mikut tim, Presidentit Donald Trump, për mbështetjen e tij emocionuese ndaj meje dhe mbështetjen e madhe ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Apeli i tij për të anuluar gjuetinë e shtrigave kundër meje dhe njohja e përpjekjeve tona të përbashkëta kundër kërcënimit bërthamor të Iranit vlerësohen shumë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mundur armiqtë tanë të përbashkët, për të liruar të burgosurit tanë dhe për të zgjeruar shpejt rrethin e paqes”, shkroi Netanyahu në X.

    Kjo deklaratë vjen menjëherë pas postimit të Trump-it, i cili kërkoi që të anulohet gjyqi ndaj Netanyahut, duke e quajtur atë një hero.

    “Bibi dhe unë kemi kaluar së bashku tani një rrugë ferri… Duhet të anulohet menjëherë gjyqi i Bibit Netanyahu ose t’i jepet atij një falje – si një hero i madh i vendit,” ka shkruar Trump.

    Ai e ka lavdëruar Netanyahun si “ndoshta luftëtari më i madh në historinë e Izraelit” për angazhimin e tij ndaj çështjes së sigurisë dhe shkatërrimit të kërcënimeve bërthamore nga Irani.

    Ky reagim i Netanyahut vjen vetëm pak orë para një seance gjyqësore, ku ai përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe thyerje të besimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Të Fundit

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Pas rreth tre muaj, OBSH arrin t’i dërgojë ndihmat e para mjekësore në Gaza

    Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.