Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Nesër përpjekja e 12’të për konstituim

    06/05/2025 22:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nesër do të bëhet përpjekja e 12’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të fillojë në orën 10:00. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë sinjale se do të vazhdohet me propozimin për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arrritur të marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61. LDK ka dalë sot me një propozim për zgjidhjen e ngërçit.

    Një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit, pas 11 të dështuarave, do të bëhet sërish nesër. Seanca konstituive, e ndërprerë të hënën, do të vazhdojë në orën 10:00.

    Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë.


    Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni.

    Edhe nesër pritet të ndodhë e njëjta gjë. Për këtë ka dhënë sinjale deputeti Hekuran Murati.

    Ai e ka lidhur me votimin në Bundestag për Kancelarin e Gjermanisë, ku Friedrich Merz u zgjodh sot me votim të fshehtë.

    Sipas Muratit, e njëjta formë votimi do të duhej të ishte edhe në Kosovë për të mundësuar zgjidhjen e ngërçit.

    „Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne. Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje. Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni“, ka shkruar Murati.

    VV’ja ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, e cila nuk e ka mbështetjen e partive tjera.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

    Vetëvendosje po insiston në emrin e Haxhiu për Kryetare Kuvendi, teksa në tri seancat e fundit ka bërë përpjekje që ta ndryshojë mënyrën e votimit për zgjedhjen e saj, në formë të fshehtë.

    Pas dështimit të seancës së 11’të, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i dërgoi një letër atij të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi që të hynin në koalicion bashkë.

    Abdixhiku ia ka kthyer përgjigjen sot, duke refuzuar bashkëpunimin.

    Në letrën drejtuar Kurtit është përfshirë edhe propozimi për fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

    LDK është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.

    “Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, thuhet në letër.

    Deri tani vetëm Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën për një takim të tillë.

    Ai i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se është informuar për propozimin e LDK’së dhe se do të diskutojnë e vendosin nesër në Kryesi.

    ”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë cilësuar si të papranueshëm këtë propozim, teksa deputetë të kësaj partie janë lëshuar në sulme ndaj LDK’së.

    Artikuj të ngjashëm

    Bllokada në Kuvend, Kraki: Këtë javë do të lëvizë diçka, Kurti po …

    Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

    Edona Llalloshi ndan një moment të veçantë nga Kuvendi – pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun para nisjes së seancës konstituive

    Të Fundit

    Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

    Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

    Votat e diasporës përmbysin renditjen e kandidatëve të PS-së në Lezhë

    Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

    Katrahura me bërllokun në Prishtinë, Kryeshefi i “Pastrimit” e Drejtori Brestovci përballen për borxhin: “2.7 milionë”, “as 1 euro”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.