sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nesër ora e parë e mësimit i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas

    24/11/2022 15:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që, nesër, (e premte), 25 nëntor 2022, në të gjitha shkollat, nga niveli 6-9 dhe niveli 10-12, ora e parë e mësimit t’i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas, me pëmbajtje në përputhje me grupmoshat e nxënësve.

    Siç njofton Ministria, kjo orë e mësimit mbahet me qëllim të kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhnënieve të shëndosha ndërpersonale në të gjitha nivelet.

    “MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim zgjerimin e njohurive të nxënësve lidhur me parandalimin e dhunës ndaj vajzave/grave.  Aktiviteti mësimor, mund të përfshijë edhe adresimin e temave të tilla përmes eseve, vizatimeve,  diskutimeve dhe prezantimeve në grupe, por edhe mundësi tjera sipas zgjedhjes së mësimdhënësve në fushat e tyre lëndore. MASHTI ka hartuar edhe Informatorin shkollor për procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, të cilin mund ta përdorin mësimdhënësit që zgjedhin për ta diskutuar rolin e shkollës në parandalim dhe referim të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Nagavci: Jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirollogaritë e prindërve

    11 mijë e 800 aplikime për libra deri në orën 19:00 të së premtes, gjashtë ditë të tjera kohë

    Nis takimi i Kolegjiumit për Arsim, ministrja Nagavci nuk merr pjesë

    Të Fundit

    Ky është 76-vjeçari që vdiq si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij në Malishevë

    Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

    Babai i deputetes Doarsa Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë 

    Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume

    Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.