Nesër nis sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, ka ndryshime në orarin e ndeshjeve të javës së parë

Liga e Kampioneve fillon këtë të martë edicionin e dytë të saj me formatin e ri, dhe ashtu si në vitin e parë ku u testua formati me grupin e përbashkët, kjo javë i kushtohet plotësisht këtij turneu, me ndeshjet e ndara nga e marta në të enjten.
Që të martën ka përballje interesante, me Juventus-Dortmund apo Real Madrid-Olimpik Marsejë që spikatin mbi të gjitha. Duelet më të forta janë rezervuar për të mërkurën, ku spikatin Liverpul-Atletiko, PSG-Atalanta apo Bajern Mynih-Çelsi.
Megjithatë, edhe enjtja do të dhurojë emicione, me Mançester Siti-Napoli që është takimi për të mos u humbur i asaj dite.
KALENDARI
E martë, 16 shtator
Ora 18:45
PSV-Union SG
Atletik Bilbao-Arsenal
Ora 21:00
Juventus-Borusia Dortmund
Totenhem-Vijareal
Real Madrid-Olimpik Marsejë
Benfika-Karabak
E mërkurë, 17 shtator
Ora 18:45
Olimpiakos-Pafos
Slavia Pragë-Bodo/Glimt
Ora 21:00
Ajaks-Inter
PSG-Atalanta
Liverpul-Atletiko Madrid
Bajern Mynih-Çelsi
E enjtë, 18 shtator
Ora 18:45
Klub Bryzh-Monako
Kopenhagë-Bajer Leverkusen
Ora 21:00
Eintraht Frankfurt-Gallatasaraj
Sporting Lisbonë-Kairat Almati
Njukasëll-Barcelona
Mançester Siti-Napoli