Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nesër nis mësimi gjithëditor në disa shkolla të Prishtinës, Abdixhiku: Ky do të jetë modeli im për arsimin

    01/09/2024 20:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar punën e drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ku ka thënë se ka bërë një punë të madhe për të mbajtur nga nesër mësimi tërëditor në pesë shkolla të kryeqytetit, ndërsa ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm edhe 13 shkolla të tjera do të nisin mësimin tërëditor.

    “Unë dhe LDK e kemi të qartë rrugën përpara. I kemi të qarta dhe nevojat por dhe zgjidhjet moderne që ju duhen sot. Të tilla që lënë shenja e jo sharje. Që krijojnë ndryshim e nuk ju mbajnë peng në terrin e urrejtjes e përçarjes. ‘Rruga e Re’ dhe modeli ynë në arsim – sikurse Reforma e Jehonës në Prishtinë – synon të zhvendoset në çdo qytet anembanë. Në programin tonë kemi elaboruar reformën në hollësi. Për këtë nuk kemi vetëm zotim, por dëshmi praktike që e shihni këtë vit – për herë të parë – në Prishtinë!”, shkroi ai. 

    Postimi: 

    Të dashur prindër, 

    Të dashur qytetarë, 

    Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ndani 4 MINUTA kohë, për të parë e kuptuar punën e madhe të bërë rreth mësimit gjithëditor, mësim që nesër do të nis në disa shkolla të Prishtinës. 

    Ky do të jetë modeli im e i yni në nivel qendror! 

    👉Shihni punën e madhe për sigurimin e shujtave TË NGROHTA për fëmijët tanë. Nuk bëhet fjalë për kifle me jogurt, por për ushqime të përgatitura me nutricistë për secilën ditë. Shihni angazhimin e madh në Kuzhinën Qendrore e në kuzhinat e reja të shkollave që fëmijët të ushqehen mirë në shkollë! Shkolla me kuzhina – ushqime të ngrohta e shëndetshme për fëmijë!

    👉Shihni punën e madhe të bërë në renovimin e modernizimin e hapësirave, me laboratorë, tabela dixhitale, në vend të dërrasave me shkumës, e me klasë të standardeve më të larta evropiane! Me rafte të dedikuara për secilin fëmijë që librat të mbahen aty jo në çanta të rënduara mbi kurriz!

    👉Shihni riorganizimin e plotë të shkollave e orareve, në mënyrë që nxënësit tanë të qëndrojnë si bashkëmoshatarët e tyre evropian, gjithë ditën në shkollë. JO MË KATËR ORË! T’i bëjnë detyrat aty, të kenë aktivitete aty, të jenë të përkujdesur aty – në shkollë! 

    Të gjitha këto janë bërë për vetëm 6 muaj kohë. Jehona Lushaku Sadriu, një grua e jashtëzakonshme e me plot përkushtim, ka kaluar muaj pa vikende të lira për të arritur në këtë pikë. Këtë vit nis me 5 shkolla, tjetrin me 13 të tjera; e deri në përfundim. 

    Reforma e Jehonës është modeli ynë në arsim! 

    Tani krahasojeni këtë punë, për vetëm 6 muaj kohë, me dështimet spektakulare në nivel qendror, ku popullizmi me gjithë atë buxhet e mundësi shtetare, ofron radhë të gjata pritjeje, maltretime e përfundimisht vonesa në sigurimin e librave – PA ASNJË NEVOJË! 

    Unë dhe LDK e kemi të qartë rrugën përpara. I kemi të qarta dhe nevojat por dhe zgjidhjet moderne që ju duhen sot. Të tilla që lënë shenja e jo sharje. Që krijojnë ndryshim e nuk ju mbajnë peng në terrin e urrejtjes e përçarjes. ‘Rruga e Re’ dhe modeli ynë në arsim – sikurse Reforma e Jehonës në Prishtinë – synon të zhvendoset në çdo qytet anembanë. Në programin tonë kemi elaboruar reformën në hollësi. Për këtë nuk kemi vetëm zotim, por dëshmi praktike që e shihni këtë vit – për herë të parë – në Prishtinë! 

    Urime fëmijë viti shkollor. 

    Ju priftë e mbara në shtigjet e reja para! Qofshin ato të mbushura me përplot kureshtje, dije e arritje! 🏫🌞

    Artikuj të ngjashëm

    Arben Gashi: ‘Qeveri e pakicës’, e shoh si zgjidhje për dalje nga situata!

    Këshilltari i Kurtit akuzon rëndë LDK-në: Nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet

    Zogaj i LDK’së: Po t’i kishim 48 deputetë, në dy javët e para do t’i krijonim institucionet

    Të Fundit

    66 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në ditën e dytë të Bajramit

    20,427 tifozë janë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”

    Trumpi paralajmëron Muskun se do të “përballet me pasoja të rënda”

    Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

    Shkurte Fejza: Kur kënga bëhet betim, tribuna bëhet altar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.