Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nesër nis fushata zgjedhore në Shqipëri, bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme

    10/04/2025 13:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri, prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.

    Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, në fjalën e tij u shpreh se, “integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike”.

    “Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor”, tha Tarran, raporton ReportTv.

    Ai theksoi se, “megjithëse është bërë përparim raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023 vënë në dukje se krimi zgjedhor, në veçanti shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese”.

    “Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, tha Tarran.

    Ambasadori u shpreh se, “votuesit duhet të informohen në mënyrë sistematike për mekanizmat përkatës, lidhur me raportin e shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjes”.

    Tarran vlerësoi masat paraprake dhe të bashkërenduara të ndërmarra nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, SPAK-u dhe Policisë së Shtetit për sfidat që lidhen me krimet zgjedhore.

    “Veprimet tuaja të përbashkëta dhe individuale pasqyrojnë vullnetin e fortë institucional për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, tha ai.

    Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, tha se është esenciale marrëveshja me Policinë e Shtetit.

    “I rëndësishëm, Protokolli i Prgjithshëm që u arrit me SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kemi vendosur që pranë KQZ do të ketë përfaqësues të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një oficer i policisë gjyqësore dhe 1 prokuror. Secili të shfaqë gatishmëri për të raportuar krimet zgjedhore”, tha Çela.

    Gjithashtu, Tarran, mirëpriti theksin që i është vënë transparencës dhe informimit në kohë të publikut për hetimet e krimeve zgjedhore.

    “Ne vlerësojmë që organizatat e shoqërisë civile dhe media kanë rol të rëndësishëm për realizimin e mbikëqyrjes së pavarur duke plotësuar përpjekjet institucionale për të ekspozuar krimet zgjedhore dhe për ta fuqizuar llogaridhënien”, tha Tarran.

    “Në gjuhën shqipe ka një shprehje të vjetër “Gur, gur bëhet kalaja”. Çdo përpjekje kontribuon në një qëllim më të madh. Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë të sigurohemi që shkeljet zgjedhore, jo vetëm të identifikohen, por edhe të hetohen dhe ndiqen penalisht pa vonesa dhe në mënyrë të plotë, duke përforcuar kështu besimin e publikut në procesin demokratik”, tha ambasadori i OSBE-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.