Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është njoftuar edhe për rëndin e ditës, pjesë e të cilit do të jetë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Në rënd dite, do të jetë edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Komunikata e plotë:
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 15 dhjetor 2022
Dita: E enjte
· Seanca plenare
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.