Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve teknike në fabrikën e Badocit, nesër 31 maj, nga ora 09:00-18:00 pa ujë do të mbesin disa zona.
Zonat që do të mbesin pa ujë: Matiqani, Bregu i Diellit, lagjja 28, Hajvalia, Veterniku.
KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarë.