Qeveria e Bosnje-Hercegovinës në seancën e sotme urgjente ka miratuar vendim me të cilin 18 mars 2025 shpallet Ditë zie në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut.
Ky vendim është marrë për t’i shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të tragjedisë që ndodhi më 16 mars 2025 në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut, kur të paktën 59 persona humbën jetën nga zjarri.
Dita e zisë shënohet me vendosjen e detyrueshme të flamurit të Bosnjë-Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucioneve publike, institucioneve dhe subjekteve të tjera juridike në territorin e Federatës së BeH.
Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike dhe mediat në janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me Ditën e Zisë.