Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Nëse nënshkruaj, më vrasin”, avokati tregon për “kërcënimet” që Thaçi i merrte në Rambuje

    04/04/2023 10:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ditën e parë të gjykimit, Prokuroria në Hagë ka tentuar të shpjegojë fuqinë që e kishte Shtabi i Përgjithshëm, përkatësisht katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Sot, mbrojtja e Thaçit ka shpjeguar, përmes disa shembujve, se si ai nuk kishte fuqi ekzekutive dhe në shumë raste vendimet e tij janë varur nga komandantët e zonave dhe Adem Demaçi.

    Avokati i Hashim Thaçit ka folur sot për Adem Demaçin dhe ndikimin që e kishte ai në UÇK, duke përmendur largimin e Azem Sylës nga funksioni i Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë konferencës së Rambujesë, pa e ditur as ai, as Thaci.

    “Sa i takon aftësisë së Thacit për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujë, kjo vihet në dyshim nga një sër faktorësh. Faktori i parë është se duhej të ekzistonte njëfar aprovimi nga Adem Demaci. Adem Demaci ishte përfaqësuesi i përgjithshëm politik dhe autoriteti suprem politik i UÇK-së. Gjatë konferencës në Rambuje u largua për të shkuar në Slloveni, që t’i merrte miratimin dhe mbështetjen e Demaçit.

    Tutje, mbrojtja e Thacit kanë publikuar disa prej videove dhe deklaratave, ku komandantë të Zonave si Rrustem Mustafa – Remi, apo Sylejman Selimi.

    “I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të moçme, që e lëshuan sot në gjykatë.

    Përvec këtyre, avokati nxori edhe një pjesë nga libri i diplomatit amerikan të angazhuar në Rambuje, Christopher Hill.

    Hill ka shkruar se e ka pyetur Thacin se nuk po e kuptonte pse s’po nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.

    “Në qoftë se unë pranoj, do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”, thuhet në librin e ambasadorit Hill. 

    Artikuj të ngjashëm

    Edhe dy muaj tjerë paraburgim për Thaçin dhe Veselin

    Promovohet libri për Hashim Thaçin, bën bashkë familarë, miq e bashkëpuntorë

    Aprovohet pjesërisht kërkesa e ZPS-së për pezullimin e vizitave dhe komunikimeve për Thaçin, Veselin dhe Selimin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.