Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia e saj nuk do të votojë asnjë kandidatë të LVV-së për kryetare të Kuvendit dhe se nuk kanë asnjë të preferuar në mesin e tyre.
Ajo tha se LVV janë partia fituese dhe se duhet që të bëjnë marrëveshje politike për t’i zhbllokuar institucionet.
Tutje, Bajrami ka thënë LVV po insiston që të votojnë dhe sipas saj, po mundohen që t’ia përcaktojnë votën e tyre.
“Për ne si LDK nuk kemi asnjë të preferuar në mesin e deputetëve të LVV-së që do të thoshim që këtij do t’i ofronim votë…Për neve kushdo prej 48 deputetëve që do të paraqitet, qoftë edhe ndonjë deputet nga ndonjë koalicion ose marrëveshje eventuale që mund ta kenë, që po flitet për disa emra për neve asnjë prej tyre. Ata janë partia fituese, ata duhet që të bëjnë marrëveshje politike, ata i kanë bllokuar institucionet dhe duhet që t’i zhbllokojnë ato. Pse duhet me votu kryetarin, nuk kemi marrëveshje politike?. Pse LVV nuk e ka votuar asnjë kryetar të parlamentit?… Dmth në një fare mënyre ata po insistojnë që ne të votojmë dhe po mundohen që faktikisht që të na përcaktojnë edhe votën”, ka deklaruar ajo në Tëvë1.