Një qytetar në Burojë ka shpërthyer në nervozizëm ndaj pjesëtarëve të EULEX-it, duke i fyer rëndë dhe duke i akuzuar për mungesë drejtësie. Ai ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj pjesëtarve të EULEX pasi ata erdhen me shumë vetura në Burojë, transmeton Demos.
“Këta s’kanë faj, populli ka faj se duhet me ja u … atë nanë me i rrotullu, sikur Albini në atë vakt UNMIK-un, se këta qashtu janë. Këta janë njerëz pa familje, të pastë një familje këtu, çka të duash ke… Këtyne duhet me ja u … ropt, duhet me i rrotullu komplet,” tha qytetari i revoltuar.
Ai më pas ka tentuar të hapë derën e një veture të EULEX-it, duke folur.
“Sikur qet me kuaj të kishin hyrë brenda… E provova me e çelë derën, por nuk e hapin, s’po çelet” shprehej ai, teksa nervozohej edhe më shumë.