Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nënshkruhet marrëveshje mbi 25 milionë euro me KOSTT-in

    27/12/2023 12:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Në vlerë 25.5 milionë euro është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit mes KOSTT-it dhe Ministrisë së Financave për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”. Ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa ka treguar qëllimin e projektit tha se e rëndësishmja e kësaj marrëveshje është se do të vazhdojë të ulët niveli i humbjeve, ani pse sipas tij humbjet janë të vogla.

    “Për shkak të procedurave, por edhe për shkak disa vonesave në Kuvend deri me ratifikimin e asaj marrëveshje kishim të pamundur të vinim tek ky nënshkrim…Sot po e nënshkruajmë marrëveshjen e nën huazimit të KOSTT në vlerë prej 25.5 milion euro, pra janë mjete që do të investohen në rrjetin e transmisionit për përmirësimin e tij. Konkretisht me anë të këtij projekti do të bëhet rehabilitimi, zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të transmisionit si dhe do të investohet edhe në shërbimet e konsulences dhe inxhinierisë përkatëse. Projekti parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit dhe më e rëndësishme është që vazhdon të ulet edhe niveli i humbjeve, që megjithatë janë të vogla aktualisht, por rritet efiçienca e rrjetit të transmisionit dhe kësisoj përmirësohet edhe përformanca e ndërmarrjes publike”, tha Murati, raporton KP.

    Ai po ashtu tha se zhvillimi i sektorit të energjisë është prioritet kyç për qeverinë.

    Ndërsa, Matthias Conrad zëvendësambasador i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje. Ai tha se përmirësimi i klimës në sektorin e energjisë është një fushë prioritare e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën.

    “Përmirësimi i klimës është një fushë prioritare e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën. Qeveria Gjermane është e zotuar për këto ndryshime që kanë arritur vlerën 222 milionë euro… Ky projekt do të kontribuoj në rritjen e përqindjes së energjisë në Kosovë dhe investimet e tilla në rrjetin e transmisionit të Kosovës janë kruciale për integrimin e Kosovës në tregun e rrymës të rajonit evropian. Me këtë marrëveshje përfshihen investime prioritare siç është përmirësimi i sistemit të telekomunikimit, ndërtimit në stacionet tjera në Dragash, dy në stacionin në Ferizaj, ndërtimi i 110 kË dhe linja me kufirin me Shqipëri si dhe instalimin e transformatorëve të energjisë në disa stacione në Kosovë. Ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut kosovarët e energjisë në tregun evropian të energjisë”, tha Conard.

    Ndërkaq, Evetar Zeqiri, kyeshef ekzekutiv i KOSTT-it ka treguar se ku do të fokusohet ky projekt.

    “Projekti fokusohet në katër komponentë kryesore pra ndërtimin e nënstacioneve të reja në zonën e Deçanit ku do të mundësoj integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë, zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformator të ri që do të përmirësojnë ngarkesën, ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: AGK-ja është dashur të mbajë konferencë para zyrave të ndonjë oligarku, jo Qeverisë

    Ky është arsyetimi i Bordi i KOSTT-it për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri

    Shkarkimi i Evetar Zeqiri, Azemi: I ka ndihmuar lulëzimit të mafisë energjetike, KOSTT nuk dha sqarime

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.