Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për zgjerimin e shtratit të lumit “Klina”, shkruan GazetaDemos.
Nura përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo do të ndihmojë për të evituar rrezik të përmbytjeve.
“Nënshkruam sot me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, marrëveshjen e bashkëpunimit, për realizimin e projektit që ka të bëjë më zgjerimin e shtratit të Lumit “Klina”, nga fshati Klinë e Poshtme deri në Kuqicë, duke iu përgjigjur kështu nevojës për të evituar rrezikun e daljes së lumit nga shtrati dhe përmbytjeve, me të cilat ende po përballemi:, ka shkruar Nura.