Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Qendrim Berisha, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar.
Berisha u shpërblye me çmimin “Comera Cup” si kursanti më i mirë ndërkombëtar mes përfaqësuesve nga vende të ndryshme si Gana, Estonia dhe Kuvajti.
Kursi përbëhet nga tre module:
Moduli i parë përfshin njohuri të përgjithshme për municionet, përbërjen kimike, prodhimin, kalibrat, mortajat, minat dhe raketat si Javeline dhe NLAW.
Moduli i dytë trajton planifikimin e depove të municioneve sipas standardeve ndërkombëtare, inspektimet dhe transportin ndërkufitar.
Moduli i tretë fokusohet në aspektin teorik dhe praktik të asgjësimit të municioneve.