Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Nëna e Agonis Tetajt vendos duart mbi kokë kur avokati Besnik Berisha arsyeton veprimin e klientit të tij Shaban Gogaj

    03/10/2024 12:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Gjykatën e Apelit të enjten janë shqyrtuar ankesat e palëve në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt nga Shaban Gogaj, gjashtë vjet më parë, shkruan GazetaDemos.

    Gjyqtari referues, Hashim Çollaku, tha në këtë seancë se ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ka ushtruar Prokuroria Themelore në Pejë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Berat Tmava, e po ashtu edhe avokati Besnik Berisha në cilësinë e mbrojtësit të të akuzuarit, Shaban Gogaj.

    Në këtë seancë, morën pjesë edhe prindërit e Agonis Tetajt, ku ngritën çështjen e vonesës së procesit.

    “Sot 6 vite e 10 ditë u bënë që jemi nëpër dyer të gjykatave, kërkojmë drejtësi për Agonisin, që ju me marrë një vendim sot këtu, për mos me u end më nëpër gjykata lartë e poshtë”, tha nëna e Agonis Tetajt në fillim të seancës.

    Ndërsa, avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha e ka arsyetuar veprimin e klientit në tij, duke thënë se ky rast është gjykuar dy herë dhe se në të dyja rastet, ka qenë epilogu i njëjtë, që ka të bëjë me vrasje nga pakujdesia.

    Ai tha se në atë moment, si rezultat i një pakujdesie ka ndryshuar përjetësisht jeta e akuzuarit Gogaj dhe për familjes Tetaj, përderisa sipas tij, i akuzuari Gogaj kishte qenë në pritje të një momenti lumturie.

    Derisa po fliste avokati Berisha, nëna e Agonis Tetajt, nuk mund t’i ndalte lotët, teksa në një moment vendos duart mbi kokë.

    Për më shumë ndiqni videon:

    Artikuj të ngjashëm

    Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

    Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

    Padia e Shaban Gogajt ndaj trupit gjykues: Apeli vërteton vendimin e Themelores

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.