Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Nehrudin Skenderit, i cili akuzohej për terrorizëm.
Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, gjyqtari Kurtaj tha se palët e treta, në këtë rast, Amella Skenderi, nëna e të pandehurit Nehrudin, do t’i kthehet shuma e sekuestruar në vlerën prej 39 mijë euro.
Sipas këtij aktgjykimi, shpenzimet bien në barrë të buxhetit të gjykatës si dhe palët e pakënaqura kundër këtij vendimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij në formë të shkruar.