Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Nesër zhvillohet ndeshja e parë me barin e ri në stadiumin ”Fadil Vokrri”

    11/07/2024 17:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Ukrainës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Trajnerja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, pas stërvitjes së sotme deklaroi: “Shumë gjëra kanë ndodhur këto ditë dhe ne po përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që të mundemi. Përballë kemi sfidën e vapës së madhe, por fatmirësisht kjo vlen për të dyja ekipet, kështu që do të duhet të përballemi me të. Megjithatë, ne po përpiqemi të përmirësojmë lojën dhe performancën tonë. Ky promovim në Ligën B ka qenë një sfidë shumë e vështirë për ne. Nuk kemi marrë rezultatet që dëshironim, por gjithashtu ka qenë një mësim i mirë për të ardhmen dhe çfarë duhet bërë më pas që të vazhdojmë të punojmë. Siç thashë, në këtë divizion ka vetëm ekipe të mira dhe secila prej tyre ka stilin dhe taktikën e vet, ashtu si dhe ne. Kemi bërë mirë, por nuk jemi mjaftueshëm mirë për të fituar ndeshjet siç bëmë vitin e kaluar. Kështu që po përpiqemi të përmirësojmë veten dhe të punojmë me ekipin tonë. Kemi analizuar ekipin kundërshtar. Të gjitha ekipet, Kroacia, Ukraina dhe Uellsi, duan të fitojnë grupin dhe do të vijnë shumë të përgatitura. Ne do të përpiqemi të japim më të mirën dhe të luajmë çdo pjesë të lojës”.

    Blert Smaili, një nga lojtarët kyç të ekipit, tha se ekipi është shumë i përqendruar për ndeshjen e nesërme dhe mendon se janë përgatitur mjaftueshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Drita nesër mund të bëhet kampion, Prishtina e mposht Ballkanin në “Fadil Vokrri”

    Dita e ndeshjes: Kosova pret Qipron në ‘Fadil Vokrri’

    FFK: Bashkë me MKRS-në do ta rinovojmë “Fadil Vokrrin” – përveç Ballkanit edhe Kosova do t’i luajë miqësoret jashtë vendit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.