Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

    10/07/2024 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është nënshkruar marrëveshja në Romë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes atyre kosovare dhe italiane.

    Këtë lajm ai e ndau në një postim në Facebook pas takimti mes Me Zëvëndësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë z. Edoardo Rixi.

    “Ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë. Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, shkroi Sveçla.

    Njoftimi i Sveçlës:

    Moment i shënuar për mërgatën tonë në Itali

    Me Zëvëndësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë z. Edoardo Rixi, sapo nënshkruam në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve të shteteve tona.

    Njohja e patentshoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash. Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë.

    Ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë. Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.

    Urime të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në Itali. Ambasada dhe konsullata jonë në Itali ashtu si edhe zyrtarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë në dispozicionin tuaj për realizimin efikas të kësaj marrëveshje.

    Artikuj të ngjashëm

    Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësimin e bisedimeve Ukrainë-Rusi

    Italia e vazhdon mbështetjen e fortë ndaj Eulex-it

    Vatikan, po zhvillohet procesioni formal drejt Kapelës Sistine

    Të Fundit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.