Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në vitin 2023, 150 mijë turistë vizituan Pejën

    13/07/2024 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi qendrën e turizmit në Pejë.

    I pari i ekzekutivit u shpreh se në vitin 2023 u regjistruan 150 mijë vizitorë në këtë qytet, me mesatarisht katër ditë qëndrimi.

    “Bukuritë e pasuritë natyrore të Pejës janë mahnitëse e rrëzëlluese. 150 mijë vizitorë u regjistruan në vitin 2023, me mesatarisht 4 ditë qëndrimi për turist në Pejë. Zyra e Turizmit tashmë është rinovuar, ndërsa projekti të cilin e vizituam sot, “Turizmi i avanturës”, ka vlerën totale prej 262 mijë euro, prej të cilave 165 mijë euro nga Qeveria dhe 97 mijë euro nga Komuna e Pejës”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

    “Turizmi po zhvillohet, e bashkë me të ndërlidhja me brezin kufitar edhe me shtetin e Malit të Zi. Shumë projekte të bashkëpunimit ndërkufitar, po i prekin edhe Pejën, Gjakovën, Istogun, Junikun, Deçanin e Klinën, por edhe shumë komuna të Malit të Zi, ndër të cilat edhe Rozhaja, Tuzi, Ulqini, Kolashini e Plava”.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrëshqitja e gurëve në Rugovë, flasin nga Komuna e Pejës

    Këta janë dy vëllezërit nga Peja nuk flasin prej 16-vjetësh, shkak ndarja e hises

    Raportohet për disa incidente të vogla gjatë procesit të votimit në Pejë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.