Shkruan: Fadil Maloku
1. Këto skena, ku policia dhe ushtarakët e Nato-s vetëmbrohen nga huliganët dhe terroristët e skalitur të “WAGNER GROUP-it”serb, nuk dmth assesi,që kemi të bëjmë me ANTIAMERIKANIZËM, por,me mbrojtje të (TREPÇES DHE UJMANIT) interesave kombëtare e shtetërore të Kosovës dhe Amerikes që DUHET të bëhet përmes ushtrimit të plotë të sovranitetit, në gjithë teritorrin!
2. Pasuritë nën dhe mbitokësore të Kosovës, janë ajo “lokomotiva mobilizuese” që po e mbanë gjallë tensionimin në veri të Kosoves…! Kosova, po edhe Amerika nëse do të mbroj interesat e veta (gjeostrategjike e gjeopolitike) nuk guxon të lëshoj pe për ASNJË MILIMETËR!
3. Gjithë skenarët dhe përrallat tjera (serbo-ruse) janë, vetëm pretekste për ta “vetëadministruar” (lexo; kontrolluar) pjesen më vitale e më pasur të vendit, jo vetëm në Ballkan po edhe në Evropë! Nuk guxojmë të lejojmë që (të përsëritet historia e inferioritetit) brezat e ardhshëm shqiptar të bëhen rrogëtarë a apatrid në tokën dhe në shtetin e tyre!
Ka ardhur koha…të mësojmë nga kombet e zhvilluara dhe të bëhemi zot të vetës sonë. Qeveri, opozitë, shoqëri civile, akademi, medie e intelektual (nëse, ka mbetë ende ndonjë me ndërgjegje të pastërt!) DUHET të jenë UNIK!