Pesë persona, në mesin e tyre katër shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze nën dyshimin se tentuan të kontabandonin nga Ekuadori një sasi prej 2.3 tonësh kokainë.
Agjencia për Luftimin e Krimit në Angli, i ka publikuar pamjet e arrestimit të Gjergji Diko, 33 vjeç Bruno Kuci, 33, Olsi Ebeja, 40 vjeç dhe Erik Muci, 44 vjeç si dhe bullgarit Petko Zhutev, 39 vjeç.
Ata ishin arrestuar më 10 shkurt të vitit 2021 në një pronë industriale në Tottenham, në veri të Londrës, pasi kishin marrë 41 ngarkesa me banane ku ishte futur edhe kokaina.
Droga kishte mbi to vula të markave të ndryshme, të cilat korrespondonin me grupe të veçanta të krimit të organizuar që do t’i shisnin në rrugët e Londrës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky rast besohet të jetë një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
Five members of an organised crime group that smuggled 2.3 tonnes of cocaine in a shipment of bananas from south America have been convicted.
— National Crime Agency (NCA) (@NCA_UK) October 10, 2024
Read the full story ➡️ https://t.co/R8BQ8iEDF8 pic.twitter.com/ftGKGRYdDj
Hetuesit kuptuan se 39-vjeçari nga Bullgaria kishte marrë detyrën e drejtorit të kompanisë ushqimore në dhjetor 2020. Edhe pse më parë ishte një biznes legjitim, ai e kishte blerë atë vetëm për ta përdorur si një “bazë droge”.
Muci ishte një nga organizatorët kryesorë të importit të drogës. Hetimi në pajisjet celulare të përdorura nga grupi i krimit tregoi se Muci kontrollonte importin dhe furnizimin e vazhdueshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Oficerët kishin gjetur nëntë valixhe të zbrazëta, në të cilat droga ishte destinuar të paketohej për furnizim të mëtejshëm. Një armë zjarri bosh me pesë fishekë u gjet e fshehur pas një trau tavani, së bashku me pajisje të shumta celulare të cilat ishin fshehur përreth ambienteve.
Ebeja ishte vëzhguesi dhe shoferi për drogën dhe u arrestua teksa priste brenda një furgon me qira.
Pas arrestimeve, oficerët kontrolluan një banesë të Dikos dhe Mucit, ku gjetën 37 kilogramë kokainë dhe municione për armën e zjarrit, thuhet në raport.
Diko dhe Kuci u deklaruan fajtorë për drogë, armëve të zjarrit dhe municionit dhe të dy shqiptarët pranuan akuzat.
Ebeja dhe Muci u dënuan sot më 10 tetor), pasi u përballën për herë të parë në gjyq. Ata u shpallën fajtorë për importim droge të klasit A.
Një datë e dënimit për pesë të tjerët ende nuk është caktuar.