Në një pjesë të Raportit të Progresit thuhet se Këshilli i Prokurorial i Kosovës duhet të përsërisë procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
Në pjesën e raportit, thuhet se kjo duhet të bëhet sa më shpejtë dhe duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.
“Këshilli i Prokurorial i Kosovës duhet të përsërisë sa më shpejt procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë”, thuhet tutje në Raportin e Progresit.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në konferencë njoftoi se sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit, duke thënë se është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet.
“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, është shprehur Kurti.