Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Në pranga për kanabisin në ballkon, Enca: Po e kultivoja për përdorim vetjak

    12/09/2023 09:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja e njohur Ruensa Haxhiaj ka rënë nën prangat e policisë për kultivim kanabis në banesën e saj.

    Sipas raportimeve, ajo ka mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë.

    Pas arrestimit, thanë burime për Report Tv se këngëtarja ka thënë që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

    Më poshtë raporti i policisë:

    ‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

    Sekuestrohen bimët narkotike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

    Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

    Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.   

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’.

    Artikuj të ngjashëm

    Enca Haxhia ‘çmend’ ndjekësit me foto provokuese

    Merr fund dashuria, Enca ndahet nga i dashuri afrikan

    Enca e lumtur në krahët e të dashurit

    Të Fundit

    Temperaturat deri 46°C: OBSH paralajmëron Europën për të nxehtin përvëlues

    BE-ja ndërron drejtues, asnjë lëvizje për Kosovën

    Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

    Trump sulmon Muskun: Do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut nëse nuk do kishte marrë…

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.