Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka shkruar fjalë prekëse për gjyshin e tij, që vdiq sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestori ka shkruar se edhe në prag të vdekjes ai e ktheu djalin e vetë në Kosovë.
“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndërim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori.
Ndryshe, Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore qe disa muaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.
Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas arritjes në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.
Menjëherë pas kësaj vizite, Veseli ishte kthyer në paraburgim në Hagë, ku edhe ndodhet aktualisht.
Deri tash, s’ka ndonjë informacion se kur do të lëshohet nga burgu për të marrë pjesë në varrim.