Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në prag Krishtlindjesh, Çekia në zi

    22/12/2023 08:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë.

    Me katërmbëdhjetë njerëz të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, Praga e Çekisë u bë kryelajm.

    “Kemi menduar gjithmonë se kjo është një gjë që nuk na shqetëson neve”, tha kryetari i kryeqytetit me 1.3 milion banorë, Bohuslav Svoboda.

    “Tani duket se, për fat të keq, edhe bota jonë po ndryshon”, tha ai.

    Fakulteti i Arteve i Universitetit të Karlit, ku sulmuesi qëlloi me breshëri plumbash, gjendet në zemër të Pragës historike – vetëm pak minuta në këmbë nga sheshi i Qytetit të Vjetër në njërën anë dhe nga Ura ikonë e Karlit në anën tjetër.

    Zona është një atraksion i madh turistik, me mijëra vizitorë që në këtë kohë shijojnë tregjet e njohura të Krishtlindjeve.Të dyshuarin për vrasje në hapësirat e universitetit, policia çeke e identifikoi si 24 vjeç, vetë student në Fakultetin e Arteve, dhe tha se ai u “eliminua”.

    Sipas shefit të policisë, Martin Vondrashek, sulmuesi kishte leje armësh dhe posedonte disa të tilla.

    Motivi për të shtënat vdekjeprurëse në Fakultetin e Arteve nuk është ende i qartë. Policia tha se ka informacione të pakonfirmuara se i dyshuari – i identifikuar nga mediat si David K. – është frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, por nuk dha detaje të tjera.

    Ajo që dihet është se sulmi ishte më fatali në historinë moderne të Çekisë.Në dhjetor të vitit 2019, një sulm me armë në një spital të qytetit të Ostravës la të vrarë gjashtë veta, përpara se sulmuesi ta kthente armën kundër vetes. Ndërsa, në shkurt të 2015-ës, një person hapi zjarr në një restorant në qytetin Uherski Brod, ku u vranë teta veta.

    Të shtënat në një kampus universiteti në Çeki ishin të padëgjuara deri më tash.

    Pamje njerëzish që hidheshin nga një parvaz i jashtëm i ndërtesës disa kate lart, për të shpëtuar nga sulmi, do të mbeten gjatë në kujtesën çeke.

    Të tjerë që kacavareshin në dritare, po ashtu.

    “Një tragjedi, të cilën e zmadhon edhe fakti që ndodhi në një shkollë kushtuar filozofisë dhe diskutimit paqësor”, tha në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë Tomas Klvana, themelues i Institutit Aspen në Pragë.

    Autoritetet shpallën të shtunën e 23 dhjetorit ditë zie në Çeki. Me flamujt që do të ulen në gjysmështizë dhe kambanat që do të bien në të gjithë vendin, do të nderohen dhe do të kujtohen të 14 të vrarët.

    Sipas Indeksit Global të Paqes, që Instituti për Ekonomi dhe Paqe nxjerr çdo vit, Çekia është ndër vendet më të sigurta në botë.

    Në listën prej 163 vendesh të publikuar këtë vit, ajo është e 12-ta në botë dhe e 8-ta në Evropë.

    Pikat më të forta të vendit janë komunitetet e sigurta, shkalla e ulët e krimit dhe ndikimi i ulët i terrorizmit.

    Ca pyetje për sulmin e 21 dhjetorit në Pragë, megjithatë, do të duhet të marrin përgjigje, shkruan disa media çeke.

    Zyrtarët policorë dhe të pranishmit tjerë në vendin e ngjarjes vepruan me profesionalizëm, shkroi Seznam, porse ndërhyrja e tillë ngre edhe pyetjet e natyrshme: a ka mundur të bëhet më mirë, më shpejt dhe më me efikasitet? Po ashtu, si ka mundur të futet në ndërtesën e universitetit “arsenali i madh i armëve” që përmendi shefi i policisë, shkroi gazeta online çeke.

    Por, menjëherë pas sulmit, ngushëllimet dhe thirrjet për solidaritet që bënë si qytetarët e rëndomtë në rrjetet sociale, ashtu edhe udhëheqësit politikë, qoftë në pushtet, apo opozitë, janë vlerat që kanë më së shumti kuptim tash për tash.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçaku në GLOBSEC takon ministren e jashtme të Rumanisë, bisedojnë për zhvillimet në Ballkan

    Çekia në zi për viktimat e të shtënave në universitetin e Pragës

    U Vranë 15 persona: Çekia shpallë të shtunën ditë zie për viktimat

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.