LajmeZgjedhjet 2025

”Ne nuk premtojmë bosh”, qytetarët gjithandej në përkrahje të Imri Ahmetit – ua shpalos disa projekte

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti për kryetar të komunës së Lipjanit, së bashku me qytetarët e kësaj komune, diskutuan për projektet e ardhshme që thotë se do të realizohen në periudhën 4-vjeçare.

Ahmeti tha se kanë identifikuar me saktësi nevojat e qytetit dhe kanë projektuar mundësitë buxhetore të komunës për financimin e projekteve madhore.


Ai gjithashtu tha se kanë një plan konkret, me projekte të qarta dhe me një arsyeshmëri financiare të qëndrueshme.

“Lipjani tashmë është përtej fjalëve, është një qytet që rritet dita-ditës, që po bëhet gjithnjë e më atraktiv dhe konkurrues me qytetet e tjera të Kosovës. Ne nuk premtojmë bosh. Me punë të përkushtuar, po ndërtojmë Lipjanin që e duam”, shtoi ai.

Back to top button