Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Në ndërgjegjen e secilit, ka më rëndë”, Kallas për Vuçiqin në Moskë

    08/05/2025 17:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Europian “nuk po e marrin lehtë” vizitën e presidentit serbe Aleksandar Vuçiq në Moskë për paradën e Ditës së Fitores.

    Kallas në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin polak, Radoslaw Silkorski, u pyet për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë dhe nëse do të ketë kjo vizitë ndikim në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, raporton Gazeta Express.

    “Epo, nga njëra anë pozitive, ushtria serbe nuk po merr pjesë në paradë. Dua të them, kjo do të kishte qenë një hap tjetër, [edhe më i rëndë]. Por, sigurisht, kjo mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që po shkojnë, realisht, krah për krah me Putinin, i cili po zhvillon një luftë tani. Jo në të kaluarën, por tani. Lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj, siç e kam thënë edhe më herët, shtetet anëtare nuk po e marrin lehtë këtë. Dhe kur diskutojmë për hapat e ardhshëm, shtetet anëtare kanë shumë pyetje. Kush është miku yt? Me kë po merresh realisht?”, tha Kallas.

    Presidenti i Serbisë arriti në Moskë më 7 maj. Gjatë udhëtimit aeroplani i tij, sipas raportimeve të mediave serbe, u ndal u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit për shkak të luftimeve në Ukrainë.

    Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet Vuçiqit dhe presidentit rus, Vladimir Putin

    Artikuj të ngjashëm

    Kaja Kallas javën tjetër vjen në Kosovë, Osmani vizitë jashtë vendit – nuk e takon

    Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

    BE-ja dënon mbylljen e objekteve ilegale në veri, thirrje Kurtit: Shmangi masat përshkallëzuese

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.