Në Mitrovicën e Veriut shfaqet flamuri serb 300 metra i gjatë

Një flamur gjigant i Serbisë është shfaqur sonte nga banorët serb në Mitrovicën e Veriut.

Në prag të Vitit të Ri ortodoks, i cili është më 14 janar, serbët në veri të Kosovës kanë parakaluar me flamurin e Serbisë 300 metra të gjatë, nga qendra e qytetit të Mitrovicës së Veriut deri te ura e Ibrit.

Serbët shpesh përdorin festat fetare për të shprehur nacionalzmin, sidomos në Kosovë.

Reklama