Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

    22/02/2024 08:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nëpër terren në pjesën veriore të Kosovës, të enjten do të dalin zyrtarët e Elektroserverit.

    Ata do të identifikojnë një nga një shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që nga marsi të filloj faturimi i të gjithë qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar.

    Dukagjini ka kuptuar që punonjësit e Elektroserverit do të asistohen edhe nga Policia e Kosovës në rast të ndonjë eksesi.

    “Prej janarit është pagesa paushall në vlerë prej 20 euro, por gjithë sahatave për rrymë do të nisë, sipas bisedimeve, në muajin mars. Këto biseda i kemi pritë edhe prej tjetër kompani, KOSTT-i por s’kanë kallxu interesimin me kanë si kompani në pjesën veriore”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

    Meqë marsi do të jetë muaji që pas shumë viteve qytetarët e veriut do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike, sipas Ugljanin ata duhet të mësohen me obligimet qytetare.

    “Janë kanë 24 vjet anaraki edhe janë mësu njerëzit mos me pagu, po qetash është obligative dhe do të vijnë edhe tjera oblligacione qytetare”, ka thënë Ugljanin.

    Televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Elektroserver gjatë ditës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Rtv Dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    Për çka dyshohen 16 të arrestuarit sot në veri?

    Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

    Të Fundit

    E konfirmon Qeveria izraelite: Kemi rënë dakord me Trump për armëpushim

    Trump: Irani dhe Izraeli erdhën tek unë pothuajse në të njëjtën kohë, vet më kërkuan paqe  

    Irani: Nuk ka marrëveshje armëpushimi, Izraeli duhet t’i japë fund agresionit

    Tërmeti godet edhe Turqinë

    Konflikti Iran-Izrael ndikon fluturimet: Dhjetëra devijime dhe anulime 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.