Bashkëluftëtari Ali Geci ka kujtuar heroin Agim Selmanaj përmes vargjeve.
Në përkujtim të Dëshmorit Agim Selmanaj,njërit prej luftëtareve të spikatur të Zonës Operative të Dukagjinit Brigada 131 Jusuf Gërvalla,i cili bënë pjesë në gjerdanin me pikant te heronjeve dhe dëshmorëve të lirisë.
NË LUFTË RRITE DJALËRINË (Kushtuar dëshmorit Agim Selmanaj)
Erdhe si në krahë të erës
Hap pas hapi tufaneve të reja
Në luftë rrite djalërinë
U linde e u rrite në vrazhdësinë e stineve
Në zemrën e Dukagjinit trim Betejë pas beteje Trimëritë i kurorëzove ushtrive ogurzeza Që shkrin dhjam për gjurmë,-prore ju dhe frikë
Nga gjiri i nënës loke thithe nektarin e barotit
Në mes të 22 dëshmorëve qëndron si tribun
Me këmishë të bronztë në gji Bulevardeve të Arbërisë Kremtove përjetësi
Sot e njëmijë vjet O Agim Selmanaj Me dymbëdhjetë plagë sot të pret konaku
Siç e priti e motra Gjergj Elez Alinë