Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, Fahri Fazliu i është konfiskuar telefoni.
Lidhur me këtë rast ka reaguar vetë Fazliu përmes një postimi në Facebook ku ka rrëfyer si ndodhi ngjara.
Ai tha se sot rreth orës 8 të mëngjesit, derisa po dërgonte djalin e tij në kopsht, disa persona i thane se janë nga Prokuroria Speciale dhe se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës, do ia konfiskojnë telefonin personal.
Fazliu tutje tregoi se pas kësaj, u dërgua në zyret e Eulex-it në Fushë Kosovë.
Më poshtë postimi i plotë: