Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në Kosovë ishte shpallur “non-grata”, gazetari Graham Phillips me propagandë pro-ruse në Ukrainë

    20/04/2022 13:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari britanik Graham Phillips që në vitin 2019 ishte shpallur persona non-grata në Kosovë, sot po i interviston robërit e luftës ukrainas, të cilët janë në burgjet ruse.

    Philips kishte bërë disa reportazhe në vendin tonë.

    “Kosova si shtet i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve”, kishte thënë ai.

    Po ashtu, ai tallej me pro-amerikanizmin e qytetarëve dhe e paraqiste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. Ai i kishte intervistuar edhe qytetarë të cilëve u ishte prezantuar si gazetar nga Britania e Madhe.

    Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”. Ai fillimisht u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin, ndërkaq punonte si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Russia Today) dhe Zvezda. Këto dy media janë të kontrolluar nga Kremlini, shkruan The Geopost.

    Ministria ruse e Mbrojtjes pati njoftuar publikisht se gazetarët e Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura. Pas kërkesës së shumë qytetarëve, Phillips ishte larguar edhe nga Twitteri pasi që bënte propagandë dhe shpërndante gënjeshtra si për Kosovën ashtu edhe për Ukrainën.

    Për shpalljen e tij person i padëshiruar në Kosovë kishin raportuar edhe mediet ndërkombëtare, përfshirë ato britanike.

    Duke mos mundur të veprojë në Kosovë, Phillips po punon për forcat ruse në Ukrainë që nga nisja e agresionit. Së fundmi, ai ka publikuar një video që pretendon se është nga Mariupoli, qytet në juglindje të Ukrainës që Rusia po tenton ta pushtojë më çdo kusht.

    Në videon e publikuar në llogarinë e tij në YouTube, më 16 prill, Phillips shihet duke i shkuar pas një veture që mban shenjën “Z” të forcave ruse në Ukrainë. Në një pjesë të video, britaniku dëgjohet duke folur edhe në rusisht, derisa bashkëbisedon me pasagjeren e tij, që duket se është ruse. Ai në këtë video shfaq Mariupolin e shkatërruar nga forcat ruse.

    Artikuj të ngjashëm

    Gazetari britanik e cilësoi UÇK-në si organizatë terroiste, Parlamenti britanik merr një vendim drastik për të

    Të Fundit

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.