Spanja bëri një kthesë ndaj qëndrimit të saj të mëparshëm për mosnjohjen e pasaportave të Kosovës, edhe përballë liberalizimit të vizave për zonën Shengen, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2024. Madridi njoftoi se do t’i pranonte pasaportat, por kjo nuk do të thoshte njohja faktike e pavarësisë.
Në Katalonjë i janë gëzuar këtij vendimi.
Një zyrtar i partisë “Together for Catalonia (Bashkë për Katalonjën)”, ka thënë se janë të lumtur për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Kuvendin e Spanjës.
Megjithatë, pavarësisht refuzimit të Madridit për ta njohur Kosovën si shtet, ministri i jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka thënë se Spanja ka qëndrim të favorshëm ndaj dialogut ndërmjet palëve konfliktuale në rajon.
“Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe as nuk do të jetë kurrë pengesë, në këtë rast, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit Evropian”, ka komentuar Albares.
Ai tha se Spanja mbështet iniciativat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell “për të promovuar këtë dialog” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se Madridia “nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës”.