Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Në Hagë tha se babain ia vranë UÇK-ja”, djali i Xhevat Jusufit: Imer Imeri po rrenë

    17/09/2024 21:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Imer Imeri, dëshmitar i Gjykatës Speciale në Hagë, ka pretenduar se dëshmorët e Zonës Operative të Shalës, Xhevat Jusufi dhe Rexhep Musa, janë vrarë nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këto pretendime, fillimisht të shprehura në prill 2023 në emisionin “Debat Plus,” janë përsëritur edhe në dëshminë e tij në Hagë. Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.

    Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.

    Avokati Skënder Musa në “FIVE” ka theksuar se familjet e dëshmorëve asnjëherë nuk kanë kontaktuar me Imer Imerin dhe mohojnë plotësisht pretendimet e tij. Sipas tyre, këto akuza janë të pabaza dhe njollosin figurat e dëshmorëve të UÇK-së.

    “Çështja ka të bëjnë me shpifjen që ka bërë Imer Imeri në lidhje me dy familjet e dëshmorëve; me familjen e Xhevat Jusufit dhe me familjen e Rexhep Musës. Për shkak se këto dy familje sipas pretendimeve të tyre asnjëherë nuk janë kontaktuar nga Imer Imeri, as një nga person i Speciales.

    Dhe nuk kanë pasur asnjëherë pretendim se familjarët e tyre apo dëshmorët që janë vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së, siç ka deklaruar ai rrejshëm, siç ka shpifura në mjetet e informimit në media dhe në Dhomat e Specializuara.

    Shpifjen e ka vazhduar edhe më tej përveç emisionit Debat Plus, kur e kanë demantuar familjet në emision direkt. E kanë demantuar në tërësi deklarimin e tij kinse se ka të dhëna se këta dëshmorë janë vrarë nga shqiptarët. Ai prapë e ka përsëritur në Speciale në dëshminë e tij. Duke pretenduar se është kontaktuar nga djali i Xhevatit, se nuk është e vërtetë. E ka përsëritur edhe një herë shpifjen. Kushtet ligjore për të ushtruar padi janë plotësuar, pasi demanti është bërë brenda emisionit dhe ai nuk e ka tërhequr shpifjen dhe ka vazhduar edhe pranë DHSK-së. Këtë kontestet janë plotësuat kushtet e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, që parashihet me dispozitën e nenit 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenet,14, 15,16 dhe 17 të këtij ligji.

    Me këtë padi familjet pretendojnë me pastruar vetën. M’u mbrojte nga shpifja e këtij personi që nuk e njohin dhe nuk e kanë njohur deri në emision kur ka njolluar figurat emblematike të Zonës Operative të Shalës”, ka thënë Musa.

    Esat Jusufi, djali i Xhevat Jusufit, ka mohuar çdo lidhje të UÇK-së me vrasjen e babait të tij, duke e quajtur deklaratën e Imerit një rrenë të pastër.

    “Nuk kemi asnjë pretendim që dikush nga UCK-ja ka gisht në vrasjen e babait. Ajo se çka ka deklaruar ai, ai nuk po di as se çka po rren. Ka thënë që kinse është kaur tri ditë para vrasjes, babai është takuar me Jakup Kransiqin, nuk qëndron kështu e vërteta. Jakup Krasniqi para ofensivës se 15 shtatorit ka qenë në zonë operative të Shalës, kurse vrasja ka ndodhur më 3 janar të viti 1991… sikur t’i mos mjaftonte në emitonin ajo çka ka thënë ka vazhduar edhe në tribunalin e Hagës”, ka thënë Esat Jusufi.

    Artikuj të ngjashëm

    Imer Imeri nis dëshminë në Speciale

    Mirena: Pse LDK nuk del me sqaru se a ka qenë Imer Imeri pjesë e saj?

    Imeri për vdekjen e ish-aktivistit të LDK-së: Vrasësit i dimë, urdhëruesit janë tani në proces

    Të Fundit

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.