Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në Dubai rektori Hajrizi vlerësohet me çmimin “Pioneers Awards”

    16/10/2023 18:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dubai ishte destinacioni i radhës ku edhe njëherë Kosova përmes UBT-së u ngrit në piedestale të larta në fushën e arsimit, ekselencës dhe inovacionit. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është vlerësuar me çmimin “Pioneers Awards”, në Konferencën e 8-të Globale të Inovacionit dhe Ekselencës, që u mbajt këtë vikend në Dubai.

    Në saje të vizionit dhe të lidershipit të tij, ai u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, teknologjisë, arsimit, inovacionit dhe ekselencës.

    “Ky çmim është më shumë se thjesht një vlerësim individual, është një mirënjohje për ekipin e madh të UBT-së, për gjithë vendin dhe për të gjithë ata që kanë punuar për të ndërtuar një institucion arsimor të jashtëzakonshëm. Ky çmim është një vlerësim për angazhimin për të sjell koncepte të reja në Kosovë dhe më gjerë për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, arsimit dhe inovacionit”, ka thënë Rektori Hajrizi, transmeton KlanKosova.

    Përmes këtij çmimi, konferenca “Global Pioneerism, Innovation and Excellence” dhe i gjithë komuniteti global, kanë vlerësuar rektorin Hajrizi dhe UBT-në për përvojat e sjella gjithandej botës, idetë, si dhe për strategjitë inovative që ka zhvilluar ndër vite

    Të Fundit

    Kryqi i Kuq: Të paktën 21 të vrarë dhe dhjetëra të qëlluar në incidentin e ndihmave në Gaza

    Aksident në Rrugën e Kombit, në hyrje të Kukësit

    Ishte e martuar me letra sa ishte në BBVA, Loredana jep lajmin e papritur

    “Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”

    Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalet do të arrijnë deri 33 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.