Për herë të parë në komunën e Dragashit, do të mbahet panairi i Produkteve Vendore të zonës “EXPO-SHARRI”.
Ky panair do të mbahet të premten më 28 tetor, ku sipas organizatorëve do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit, si dhe ofertat turistike, marrë parasysh synimin e kësaj komune që përmes bujqësisë dhe turizmit të zhvillohet sa më shumë ekonomikisht, shkruan IndeksOnline.
Panairi është organizuar nga Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, ku bizneseve të regjistruara, pjesëmarrja do t’iu subvencionohet nga organizatori.
Hapja solemne e panairit do të bëhet nga ora 10:00, pas 20 minutave do të ketë një manifestim kulturor ku do të përformojnë ‘’SHKA’’ Bresana dhe ‘’SHKA” nga komunitetet, ndërsa nga ora 11:00 do të bëhet hapja e panairit për vizitorët.
Panairi do të mbahet tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnes.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë panair e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.