Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit të vrarë, Koci ka një kërkesë publike

    23/04/2025 21:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arianit Koci në cilësinë e avokatit të familjës së policit të ndjerë, rreshterit Muhamet Lika, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, përfshirë dhe mediat që të përmbahen nga deklarimet dhe komentet, që nuk bazohen në fakte apo deklarata zyrtare.

    Ndërsa ka thënë se drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje, e as me interpretime personale.

    “Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje, as me interpretime personale. As Policia, as Prokuroria nuk kanë konstatuar se kemi të bëjmë me ndonjë grup terrorist apo me ndonjë vepër me motive religjioze. Deri më tani, nuk ka asnjë cilësim zyrtar të tillë. Nëse gjatë hetimeve del ndonjë informatë e re që ndërlidhet me ndonjë grup të tillë, patjetër se opinioni publik do të informohet. Sidoqoftë – një gjë është e qartë: kjo ka qenë një vrasje makabër. Kryesit dhe ata që e kanë planifikuar këtë krim do të përgjigjen para ligjit dhe do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit të Kosovës. Është sulm ndaj të gjithëve neve”, ka thënë Koci.

    Reagimi i plotë:

    Deklaratë për opinionin publik

    Në cilësinë e avokatit të familjes së policit të ndjerë, rreshterit Muhamet Lika, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve – përfshirë mediat – që të përmbahen nga deklarimet dhe komentet që nuk bazohen në fakte apo deklarata zyrtare.

    Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje, as me interpretime personale.

    As Policia, as Prokuroria nuk kanë konstatuar se kemi të bëjmë me ndonjë grup terrorist apo me ndonjë vepër me motive religjioze.

    Deri më tani, nuk ka asnjë cilësim zyrtar të tillë.

    Nëse gjatë hetimeve del ndonjë informatë e re që ndërlidhet me ndonjë grup të tillë, patjetër se opinioni publik do të informohet.

    Sidoqoftë – një gjë është e qartë: kjo ka qenë një vrasje makabër. Kryesit dhe ata që e kanë planifikuar këtë krim do të përgjigjen para ligjit dhe do të dënohen ashtu siç e meritojnë.

    Sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit të Kosovës. Është sulm ndaj të gjithëve neve.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci paralajmëron protesta: Ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin

    Dështimi i 32-të – Avokati Koci: 45 deputetë munguan, mirë po na bëjnë

    Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

    Të Fundit

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend

    Haxhiu: Kuvendi konstituohet vetëm nga ata që e kanë përnjëmend dhe që bëjnë kompromise

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka kry në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.